Header

Në luftë me kancerin/ Kate Middleton mund të mos rikthehet më në rolin e saj mbretëror

Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolin e saj si Princeshë në pallatin mbretëror.

“Us Weekly”, teksa citon burime afër Kate, shkruan se Princesha e Uellsit, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për kancerin, aktualisht “po rivlerëson atë që do të jetë në gjendje të bëjë kur të kthehet”.

Mjekët pranë Kate, rekomandojnë që ajo të mos takojë shumë persona pasi ndikon tek shëndeti i saj. Por pavarësisht sëmundjes, Kate është aktive në familje. Të afërmit e saj thonë se, Kate po shijon ditë të lumtura me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.

Për më tepër, eksperti mbretëror Richard Fitzwilliams vuri në dukje se kur Middleton të jetë në gjendje të kthehet në detyrat e saj mbretërore “do të bazohet në këshillat mjekësore dhe do të balancohet me shumë kujdes”.

Pak më herët një burim i tha ‘Daily Beast’ se ajo mund të mos shfaqet publikisht në krye të detyrave për pjesën e mbetur të vitit 2024.

Middleton, 42 vjeç, ka qëndruar larg syve të publikut që nga janari, kur iu nënshtrua një operacioni, pas së cilit u diagnostikua me kancer.

Familja mbretërore qëndroi e heshtur për shëndetin e saj, teksa teoritë e konspiracionet për shëndetin e saj, akuzat për mashtrim dhe spekulimet mbi divorc pushtuan rrjetin. Ajo zbuloi të vërtetën më 22 mars kur deklaroi se mungesa e saj ishte për shkak të një diagnoze me kancer.

You may also like ...