Header

Veshi shaminë “Kiffiyeh” si fustan, Bella Hadid shpjegon kuptimin

Modelja e njohur Bella Hadid dhe familja e saj kanë qenë në shënjestër për mbështetjen publike ndaj atdheut të tyre Palestinës në mes të konfliktit në Gaza. Në një postim të ri, ajo pozoi me një fustan të bërë në vitin 2001 nga një keffiyeh shamia palestineze.

Në postimin e saj, Bella ka shkruar: Palestina në mendjen time, në gjakun tim dhe në zemrën time. Gjithmonë… Ndërsa unë duhet të shkoj në punë, edhe përmes këtij tmerri, veshja e kulturës sonë më bën një palestineze krenare dhe dua që bota të vazhdojë të shohë Palestinën, kudo që shkojmë. Ky është një fustan Kiffiyeh, i bërë nga Michael & Hushi, në vitin 2001.

Modelja i ka drejtuar ndjekësit që t’i referohen storive të saj, për t’u informuar për atë që po ndodh në Gaza.

“Nëse nuk e dini se çfarë po ndodh tani në Gaza, shikoni tregimet e mia dhe ju lutem edukohuni për pushtimin dhe gjenocidin në vazhdim që po ndodh TANI në Gaza. Mos u dekurajoni nga tmerret nëpër të cilat po kalon populli palestinez. Ndërsa jeni duke e bërë këtë, unë do t’ju tregoj për një pjesë të bukur të kulturës sonë. Kiffiyeh”, ka shkruar ajo dhe më tej ka shpjeguar se çfarë do të thotë Kiffiyeh për të dhe bashkatdhetarët e saj.

Në mënyrë më të detajuar, ajo shkroi: Dizajni në keffiyeh palestineze simbolizon tema të ndryshme: Gjethet e ullirit: Forca, qëndrueshmëria, këmbëngulja.

Rrjeta: Pjesa kryesore e kefijes është motivi, i cili i ngjan rrjetës dhe marrëdhënies mes peshkatarit palestinez dhe detit. Ajo simbolizon bollëkun dhe hirin. Për shumë prej nesh deti do të thotë edhe Liri.

Valët e detit: Ato ngjajnë me forcën dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve tona që kanë qëndruar pas 73 vitesh pushtimi dhe shtypjeje ushtarake.

Bella Hadid in vintage Keffiyeh dress by New York label Michael and Hushi  at the 77th Cannes Film Festival : r/whatthefrockk

Bella Hadid Wore a Keffiyeh Dress to Cannes Film Festival 2024 — See Photos

You may also like ...