U shfaq në Festivalin e Kanës me fustanin me fytyrën e Krishtit, ndalohet nga rojet e sigurisë modelja
Një modele u ndalua nga sigurimi në Festivalin e Filmit në Kanë pasi u shfaq me një fustan me një imazh të madh të Krishtit. Edhe pse nuk dihet shkaku i debatit, besohet se sigurimi nuk ka dashur të shkaktojë asnjë polemikë fetare.
Ajo veshi një fustan që përshkruante Jezu Krishtin dhe pozoi në tapetin e kuq gjatë mbërritjeve për shfaqjen e filmit jashtë konkurrencës “Le Comte de Monte-Cristo” në festivalin e filmit të mërkurën mbrëma (22 maj).
Në pamjet e publikuara, modelja duket e mërzitur kur personat e sigurimit të Festivalit tentuan t’i fshehin bishtin e fustanit, ku ajo reagoi ashpër dhe duket se tentuan ta largonin nga tapeti i kuq.
- Londra shpallet qyteti më intelektual në botë
- “Me një përton, arrite në finale”/ Cila nga ish-banoret e ironizoi Heidin?