Princ Leka dhe Elia Zaharia zyrtarizuan divorcin, që u shoqërua me bujë të madhe në media.
Për herë të parë Amos Zaharia ka folur për divorcin e motrës së tij, Elia Zaharia, me Princ Lekën, dhe situatën e rënduar pas daljes së videos së sherrit mes tyre.
I ftuar në emisionin televiziv, “Cherry on Top”, Amos tha se tani gjërat janë qetësuar, por kur ndodhi situata ishte shumë traumatike.
“Ishte një gjë e pakëndshme, por që do bëjë të vetën dhe do të kalojë. Gjendja është qetësuar tani. Kur erdhi ‘dallga’, ‘cunami’, erdhi si shumë traumatike, por koha rregullon çdo gjë”, u shpreh ai.
- Mes zërave për ndarje, J.Lo dhe Ben Affleck më në fund shfaqen bashkë
- Zgjidhet misteri 4 mijë vjeçar se si u ndërtuan piramidat e Egjiptit