Naomi Campbell u shfaq në tapetin e kuq të 77-vjetorit të Festivalit të Filmit në Kanë me nje fustan te zi, të cilin supermodelja e kishte veshur në vitin 1997 gjatë një eventi mode.
Fustani është pjesë e koleksionit pranverë-verë dhe i takon shtëpisë së modës Chanel të atyre viteve.
Edhe pse fustani i përket modës së rreth tre dekadave më parë, ai duket njësoj mbresëlënës edhe sot.
Kur Naomi e veshi në vitin 1997, krijimin e realizuar nga stilisti nga Karl Lagerfeld, ky fustan u konsiderua një kryevepër e punimeve artizanale
Supermodelja 53-vjeçare e mbajti fustanin pak më ndryshe në vitin 2024 sesa në 1996-ën.
Në vitet ’90, vijat e tejdukshme u mbuluan me një këmishë saten që Campbell e mbante poshtë. Tani, megjithatë, ajo guxoi duke mos veshur gjë poshtë fustanit, përveç të brendshmeve të zeza.
Flokët e saj për shfaqjen e pasarelës ishin gjithashtu të kapura, ndërsa flokët e saj në Kanë ishin të lëshuara dhe me kaçurrela.
Nuk është hera e parë që supermodelja riciklon veshje të caktuara, por kete here ajo kaperceu edhe vetveten, pasi dukej edhe me bukur se 3 dekada me parë.
- Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj konfirmojnë ribashkimin e tyre
- Nuk e fitoi Eurovision, por Slimane thyen të gjitha rekordet