Header

Mbreti Charles III zbulon detaje rreth sëmundjes

Mbreti Charles III po përjeton efekte anësore të trajtimit të tij të kancerit.

Monarku zbuloi se humbi sensin e shijes gjatë një vizite  në Middle Wallop, Hampshire, Angli, të hënën, për The Independent. Një veteran i ushtrisë britanike i quajtur Aaron Mapplebeck i tha Charles se ai humbi ndjenjën e shijes gjatë trajtimit të kancerit vitin e kaluar. Charles u përgjigj se e njëjta gjë i ndodhi edhe atij.

Vizita në ‘Army Flying Museum’ erdhi pas rikthimit të Mbretit Charles në detyrat publike. Ky eveniment shërbeu gjithashtu si një mundësi për ta shpallur Mbretin Charles si drejtuesin e ri të Cancer Research UK, një pozicion që po merr pas vdekjes së Elizabeth II.

Rikujtojmë se, pas njoftimit për rikthimin e Mbretit Charles në detyrat publike më 26 Prill, Buckingham Palace, ndau gjithashtu se Madhëria e Tij i është shumë mirënjohës ekipit të tij mjekësor për kujdesin dhe ekspertizën e vazhdueshme.

You may also like ...