Header

Vivien konfirmon ndarjen nga Getinjo: U nxituam

Ditët e fundit ka pasur aludime se Getinjo dhe Vivien Thano janë ndarë. Së pari, të dy kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami. Së dyti, ata nuk ndiqen më.

Dhe duket se edhe këtë herë Instagrami ka qenë një tregues i saktë, pasi ka qenë vetë Vivien që ka konfirmuar ndarjen.

Ajo do jetë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” dhe në promon e emisionit është shfaqur momenti kur tregon se i kanë dhënë fund historisë.

 

 

Vivien thotë se mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

“Nuk jam më me Getin, jemi ndarë. Ndoshta ne u nxituam pak më shumë seç duhet.”-thotë ajo.

E po ashtu ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë në “Love Island”. E pyetur nga Aulona nëse ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë në ekran ajo thotë: “Ku i dihet mbase marrim pjesë në ndonjë ishull.”

You may also like ...