Më në fund ka ardhur momenti që kanë pritur miliona Eurofans.
Sonte drejtpërdrejt nga Malmö Arena në Suedi do të nisë edicioni i 68-të i konkursit muzikor më të gjatë televiziv.
Qyteti bregdetar në jug të Suedisë pret Eurovizionin për herë të tretë në pak më shumë se një dekadë.
Pas një sezoni të gjatë dhe të debatuar, ka ardhur koha për të ndezur dritat në skenën madhështore të Eurovision Song Contest 2024 në Malmö, Suedi.
Gjysmëfinalja e sonte do të hapë garën në të cilën do të marrin pjesë 37 shtete nga Evropa dhe Australia. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Vendi skandinav ka nderin të presë konkursin për herë të tretë në 11 vjet pas fitores ikonike të Loreen në Liverpool në maj 2023 me hitin e saj “Tattoo”.
Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit. Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se do të jetë i 6-ti në radhë, të enjten e 9 majit 2024.
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024, me këngën “Titan”.
- Anna Wintour zbulon se cilin personazh nuk do ta ftojë kurrë në “Met Gala”
- Parashikimi i motit për sot/ Temperatura deri në 26 gradë