Refreni i përsëritur i një kënge mund të bëhet shpesh një lloj torture akustike. Pikërisht këtë metodë ka përdorur CIA ndër vite për të torturuar të burgosurit. Këngët e listuara më poshtë janë ato më të përdorurat për të torturuar të burgosurit. Sipas mediave të huaja, ato janë këngë shumë të amerikanizuara që ndjekin një strukturë të caktuar. Përsëritja e të cilës, durohet deri një farë pike.
10 këngët që CIA përdori për të torturuar të burgosurit:
‘Baby One More Time’ – Britney Spears
‘Bodies’ – Droëning Pool
‘Born in the U.S.A.’ – Bruce Springsteen
‘Die MF Die’ – Dope
‘Enter Sandman’ – Metallica
‘Kim’ – Eminem
‘Raspberry Beret’ – Prince
‘Rawhide’ – the Blues Brothers
‘Theme Song’ – Barney & Friends
‘White America’ – Eminem
Dr Concetta Tomaino shpjegoi se si muzika ndërvepron me mendjen. Truri shpesh bën “shoqërime me muzikën”, duke ruajtur meloditë së bashku me kujtimet që ato ngjallin.
“Mund të ketë muzikë që nuk mund ta dëgjojmë më për shkak të lidhjeve negative me të, p.sh. ta dëgjojmë atë gjatë një periudhe të vështirë dhe më pas të mos dëshirojmë ta ripërjetojmë atë periudhë”.
Edhe në këtë rast, duke marrë parasysh ciklin e këngëve që CIA përsërit, bën që të burgosurit të bllokohen në një lak negativ që i depresionon. Ndaj janë të prirur që të flasin.
- Dua Lipa shkëlqen në “Met Gala 2024”
- Anna Wintour zbulon se cilin personazh nuk do ta ftojë kurrë në “Met Gala”