Header

Koncerti në Rio De Janeiro, Brazil/ Madonna thyen rekord audience plot 1.6 milionë njerëz

Madonna u premtoi fansave të saj festën më të madhe të kërcimit në botë, dhe Mbretëresha e Pop-it e mbajti më 4 maj në Rio de Zhaneiro, në një koncert që theu rekorde.

Në mars, këngëtarja, 65 vjeçe, njoftoi se do të performonte një koncert historik falas në Copacabana Beach për shfaqjen e saj të fundit Celebration Tour, për të shënuar 40 vitet në muzikë, dhe atë natë një rekord prej 1.6 milionë fansash ndoqën superyllin e popit duke performuar.

“Rio, jemi në vendin më të bukur në botë”, u tha ajo spektatorëve teksa performonte hitet më të famshme duke përfshirë “Like A Virgin”, “Like A Prayer” dhe “Into The Groove”.

Këngëtarët brazilian të popit Anita dhe Pablo Vitar, si dhe muzikantë më të rinj nga shkolla e sambas, iu bashkuan asaj në skenë gjatë koncertit.

Autoritetet braziliane vlerësojnë se nga ky koncert u shpenzuan 3,9 milionë Dollarë, ndërsa për ekonominë mund të sjellë të ardhurave mbi 6 milionë Dollarë amerikane.

Numri i pjesëmarrësve tejkaloi me 10 herë rekordin paraprak të shënuar në Paris në vitin 1987, ku 130 mijë njerëz ndoqën koncertin e Madonës.

Faqja zyrtare e Madonnas e shpalli koncertin e mbajtur në Brazil si më të madhin ndonjëherë në karrierën e saj prej katër dekadash.

Madonna Crushes Personal Concert Record with 1.6 Million Fans in Rio

 

Madonna performs massive free concert in Brazil

You may also like ...