Header

3 maj, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Çdo vit, 3 maji është dita kur bota feston parimet themelore të lirisë së shtypit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli 3 majin Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për respektimin e së drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Gjatë vitit 2008 janë vrarë 60 gazetarë dhe punonjës së medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme të tjera kundër punonjësve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet se dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.

Në thelb të datës është një kujtesë se mund të jetë “vetëvrasje” të bëhesh gazetar. Botimet dhe njerëzit që punojnë me to ngacmohen, sulmohen, vriten. Publikimet censurohen, gjobiten dhe mbyllen.

Historia e kësaj dite:

Komiteti Botëror për Lirinë e Shtypit u krijua në 1976 nga një grup gazetarësh të pavarur për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit dhe për të mbuluar 44 organizata mediatike nga e gjithë bota.

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli zyrtarisht Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit pas rekomandimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në 1991.

 

You may also like ...