Header

Emri i Beyonce, pjesë e fjalorit francez ‘Petit Larousse Illustré’

Emri i Beyonce-s do bëhet pjesë e historisë franceze.

Sipas “The Times” dhe “France 24”, këngëtarja është një nga 40 personat që do përfshihen në fjalorin ‘Petit Larousse Illustré’, me emrin e saj që nënvizon trashëgiminë e Luisiana Creole.

Shpjegimi i emrit të Beyonce-s në fjalor është: Këngëtare amerikane e muzikës R&b dhe pop.

Emri i saj u vendos në listë nga një juri, e cila çdo vit shton 150 fjalë ose individë të njohur mes komunitetit frengjishtfolës.

Një nga kriteret më të rëndësishme të përzgjedhjes së këtyre emrave është që secili personalitet të përshtatet me kulturën dhe ekselencën në promovimin e kulturës franceze.

Emra të tjerë të përfshirë janë:  Cate Blanchett, lojtari i NBA LeBron James dhe regjisori i “Oppenheimer”, Christopher Nolan.

Pop Tingz on X: "Le petit Larousse, a french dictionary, will add “Beyoncé”  to their list of new words in the 2025 edition. https://t.co/cPYU80hGfy" / X

You may also like ...