Në territorin shqiptar do të kemi mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Parashikohet që, pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendin, kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të natës kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 6°C, deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
- Kiara Tito poston foton e parë të Luizit me të voglën e tyre, Luna!
- Përkeqësohet gjendja e Bruce Willis, familja përgatitet për lamtumirën!