Header

Blue Ivy do të bëjë debutimin e saj kinematografik në “Mufasa: The Lion King”

Vajza e Beyonce dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter, do të bëjë debutimin e saj kinematografik në “The Lion King Mufasa: The Lion Kin”.

Nënë e bijë do të marrin pjesë në filmin live aksion ‘Mufasa: The Lion King’. Ky do të jetë vazhdimi i versionit fotorealist që u publikua pesë vjet më parë dhe do të dalë në kinema në fund të vitit 2024.

Kompania “Disney” ka publikuar trailerin e parë për filmin e ardhshëm të animuar “Mufasa: The Lion King”.

Pjesë e kastit është edhe vajza e këngëstares Beyonce, Blue Ivy Carter, e cila i jep zë Kiarës, vajzës së  Mbretit Simba dhe Mbretëreshës Nala, të luajtur edhe një herë nga Donald Glover dhe Beyonce. Aktori britanik Aaron Pierre, do të dëgjohet në rolin e personazhit kryesor, Mufasa.

Mufasa: The Lion King” është një projekt i realizuar nga regjisori fitues i çmimeve Oscar, Barry Jenkins, filmat e mëparshëm të të cilit përfshijnë “Moonlight” dhe “The Underground Railroad”.

“Mufasa: The Lion King” pritet të dalë në kinematë amerikane në fund të dhjetorit.

 

You may also like ...