Mbreti Charles III i është rikthyer detyrave publike pas një periudhe të trajtimit dhe rikuperimit nga kanceri.
Pallati mbretëror njoftoi se monarku 75-vjeçar bashkë me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, vizituan një qendër të trajtimit të kancerit, ku u takuan me specialist mjekësorë dhe pacientë.
Ky është angazhimi i parë i Mbretit Karl III, teksa pallati mbretëror ka njoftuar se për vizitë zyrtare në qershor do të jetë perandori japonez Naruhito dhe perandoresha Masako.
Pallati shpreson se vizita e Mbretit do të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si dhe trajtimet dhe kërkimet e reja inovative që po kryhen në spital, i cili mbështetet nga Cancer Research UK.
Mbreti njoftoi se kishte kancer në fillim të shkurtit.
- Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë
- Detaje të reja/ Travis Scott duhet të përballet me paditë për ngjarjen në Astroworld!