Moti në vendin tonë, do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Për sa u përket temperaturave të ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet, duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.
Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.
Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
- Suedia përgatitet për protesta për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion
- Venecia nuk është më falas, të gjithë turistët do të paguajnë 5 euro për të parë qytetin