Header

Tensione në SHBA! Universitetet paralizohen nga protestat e studentëve

Universitetet në Shtetet e Bashkuara janë paralizuar nga protesta e studentëve të cilët kërkojnë ndalimin e vrasjes së civilëve në Gaza. Policia arrestoi dhjetëra të rinj në Universitetin Yale në Konektikat dhe Universitetin e Nju Jorkut në Manhattan, teksa raportohen rritje të incidenteve antisemitike dhe Islamofobike.

Një sërë studentësh hebrenj që janë vënë në qendër të episodeve të dhunës, shprehin frikën për sigurinë e tyre. Presidenti amerikan Joe Biden, i cili është kritikuar nga protestuesit për furnizimin e Izraelit me fonde dhe armë, tha në një deklaratë se administrata e tij është kundër dhunës dhe kundër antisemitizmit.

“Ditët e fundit, kemi parë ngacmime dhe thirrje për dhunë kundër hebrenjve. Ky antisemitizëm flagrant është i dënueshëm dhe i rrezikshëm – dhe nuk ka absolutisht vend në kampuset e kolegjeve, apo askund në vendin tonë”.

Organizatorët e studentëve nga kampi i Universitetit të Kolumbisë reaguan ndaj deklaratës së Biden, duke vënë në dukje se disa prej tyre janë hebrenj dhe se mediat ishin fokusuar tek “individë nxitës që nuk na përfaqësojnë”.

“Ne refuzojmë me vendosmëri çdo formë të urrejtjes ose fanatizmit dhe qëndrojmë vigjilentë kundër atyre që nuk janë student, të cilët përpiqen të prishin solidaritetin që po krijohet midis studentëve – palestinezë, muslimanë, arabë, hebrenj, zi dhe kolegë të klasës”.

Deklaratë, Studentët e Universitetit të Columbisas.

Universiteti i Kolumbias u detyrua të pezullonte mësimin dhe ta zhvillonte atë online. Studentët organizator të protestave rrezikojnë të përajshtohen nga universiteti i Yale dhe Kolumbia, por stafi akademik e kritikoi një vendim të tillë.

Protestat në Yale, Kolumbia, NYU dhe kampuset e tjera universitare anembanë vendit filluan si përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, pas sulmeve vdekjeprurëse ndërkufitare nga militantët e Hamasit më 7 tetor dhe reagimit të ashpër të Izraelit në enklavën e Gazës.

 

US colleges become flashpoints for protests over Israel-Hamas war | Reuters

 

 

US Universities Turn Into Battlegrounds Over Gaza War Protests; Jewish  Students Call Out 'Antisemitism' On Campus - News18

Israel-Gaza: CEOs pull millions from US universities over Hamas stance

You may also like ...