Apple e humbi epërsinë e saj në tregun global të telefonave inteligjentë në fillim të vitit 2024. Shitjet e iPhone ranë me 10% pasi rivalët kinezë me kosto më të ulët, si Xiaomi përjetuan rritje të shpejtë.
Samsung rifitoi pozicionin si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve në tremujorin e parë të këtij viti, sipas studiuesit të tregut International Data Corporation. Kjo ndodhi vetëm tre muaj pasi Apple pretendoi të mbante vendin e pare, për herë të parë që e arriti.
IDC vlerësoi se dërgesat globale të iPhone ranë në 50.1 milionë në tre muajt e parë të 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Një pjesë e mirë e diferencës së shitjeve shkoi për Samsung, me 21% i cili lançoi versionin e tij më të ri Galaxy S24 në janar.
Në vazhdim pritet se ç`do të bëjë Apple për të rimarrë veten
- Kështjella Balmoral hapet për publikun për herë të parë, vendim historik i familjes mbretërore
- Popullsia e Japonisë shënon rënie prej 13 vitesh