Arbana Osmani, ish moderatore e “Big Brother VIP Albania”, ka thyer heshtjen duke folur për raportet me Top Channel, të ardhmen e saj në botën e televizionit dhe angazhimet aktuale.
Në një intervistë me Mira Kazhanin, Arbana e pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel, Arbana përgjigjet: “Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Kur pyetet mbi spekulimet se ka kërkuar një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në “Big Brother VIP Albania”, ajo qeshi lehtë dhe tha: “Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, u shpreh ajo.
“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.
Ajo ka folur gjithashtu edhe për raportin e saj me konkurrentët, veçanërisht me Luiz Ejllin, duke pohuar se ka respekt të thellë për guximin dhe kontributin e çdo pjesëmarrësi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në përfundim, Arbana sqaron pozicionin e saj për të jetuar të tashmen dhe të bërë atë që e bën të ndihet e përmbushur, një mesazh që ajo shpreson të frymëzojë edhe të tjerët që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre.
- Vazhdon lufta me Selenën, Hailey hedh kunja për këngëtaren!
- Pas luftës së gjatë me Angelina Jolie, Brad Pitt ‘heq dorë’ nga fëmijët e tij