Header

Kulla e Bolonjës drejt shembjes. Italia po mundohet ta shpëtojë përmes teknologjisë

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit. Për këtë arsye sipas një raportimi të CNN, zyrtarët kanë hartuar një plan për ta shpëtuar atë duke përdorur të njëjtat pajisje që po mbështesin Kullën e Pizës.

Kulla Garisenda në Bolonjë, 48 metra e lartë, u ndërtua në shekullin e 12-të, gjatë lulëzimit historik të këtij qyteti verior italian, por dy shekuj më vonë filloi të anonte në një kënd prej 3.9 gradësh, shkruan CNN.

Kulla është anuar aq shumë, sa shqetësimi se mos shembet po rritet dita ditës. Ndaj, është hartuar një plan për ta shpëtuar me ndihmën e pajisjeve që ndihmuan në mbështetjen e kullës së famshme të Pizës.

Në fund të vitit të kaluar, rrugët përreth Garisenda u mbyllën përkohësisht, ndërsa shkencëtarët monitoruan ndërtimin e kullës, duke kërkuar prova të zhvendosjes dhe plasaritjes së saj, duke arritur në përfundimin se ishte në rrezik shembjeje.

Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, njoftoi të enjten se shtyllat dhe kabllot, të përdorura për Kullën e Pizës, do të përdoren bashkë me skelat prej çeliku, për të parandaluar shembjen e kullës.

Ai bëri të ditur se në vitin 2025 dhe 2026 do të ndërmerren punë të mëtejshme për forcimin dhe restaurimin e kullës, e cila nuk është planifikuar ende.

Can Italy save Torre Garisenda from collapsing, like it did with the  Leaning Tower of Pisa? | Times of India Travel

 

The Garisenda Tower – Bologna Guide

Garisenda Tower: Italy races to stop leaning tower from collapsing | CNN

 

You may also like ...