Ish-futbollisti brazilian, Dani Alves tashmë është i lirë.
Ai ka lënë qelinë pas 14 muajsh, si pasojë e dënimit për përdhunim. Braziliani është parë duke dalë nga burgu në Sant Esteve Sesrovires, afër Barcelonës, pasi ka paguar 1 milion euro me kusht.
Ish-mbrojtësi u shoqërua nga avokatja e tij Inés Guardiola dhe u prit nga një grup punonjësish të burgut që protestonin për pagat dhe kushtet.
Një nga futbollistët më të dekoruar në botë, Dani Alves, u dënua muajin e kaluar me katër vjet e gjysmë burg për përdhunmin e një gruaje në banjën VIP të një klubi nate të Barcelonës, në orët e para të 31 dhjetorit 2022.
Futbollisti bëri disa përpjekje përpara dënimit të tij për të marrë lirimin me kusht, por ato u refuzuan pjesërisht për shkak se ai konsiderohej rrezik ikje pasi Brazili nuk ekstradon shtetas të dënuar në vende të tjera. Megjithatë, pas 14 muajsh, ia doli që të merrte lirinë.
- Sherr mes Chiara Ferragni dhe Fedez në ditëlindjen e vajzës së tyre: Nëna e tij e ndoqi për ta qetësuar
- Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në Miss Universe