Header

Rita Ora flet për të kaluarën e saj romantike: “Isha gjithmonë e pakënaqur”

Artistja e njohur, Rita Ora ka folur për historinë e saj të kaluara romantike dhe ka pranuar se ishte gjithmonë e pakënaqur nga marrëdhëniet derisa takoi burrin e saj.

33 vjeçarja u martua me regjisorin, Taika Qaititi në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022.

Pas disa vitesh që nuk ishte në marrëdhënien e duhur, Rita është shprehur se momentin që ka takuar Taikan, ka ndjerë se ishte mirë dhe e sigurtë dhe se ai ishte i duhuri.

“Unë isha e mërzitur gjatë gjithë kohës. Doja të ndihesha zgjuar dhe truri im të ishte i ndezur”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se të dilnin publikisht me romancën e tyre atë gusht.

Para marrëdhënies së tyre romantike, Rita dhe bashkëshorti i saj Taika ishin miq të ngushtë për pesë vjet, ku vendosen të bënin publike romancën e tyre në gusht të vitit 2023.

You may also like ...