Header

Bebe Rexha arrin 14 miliardë dëgjime në Spotify, zyrtarisht këngëtarja e 23-të më e dëgjuar në histori

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka arritur sërish një rekord, ku kësaj radhe ka arritur shifrën e 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë.

Kjo u zbulua nga vetë këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory.

“Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”, shkruante artistja në postim.

Ky sukses i fundit në Spotify e vendos Beben në një kategori të veçantë artistesh femra, duke i dhënë një vend të merituar mes 23 femrave më të dëgjuara në këtë platformë.

Disa nga këngët e saj më të famshme janë “I’m Good (Blue)”, “Me, Myself and I”, “Meant To Be”, dhe “I’m A Mess”, të cilat jo vetëm që e kanë bërë një emër të njohur në muzikë, por gjithashtu kanë kontribuar në një numër të jashtëzakonshëm dëgjimesh dhe rekordesh klasifikimesh.

You may also like ...