Mënyra si John Cena u shfaq në skenë për të dhënë çmimin e dizajnit të prodhimit, ishte e papritura e mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar. John Cena ka vendosur të hyjë në historinë e Akademisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, aktori dhe mundësi u ngjit në skenën e Dolby Theatre krejtësisht i zhveshur.
Jimmy Kimmel e thirri në skenë dhe Cena u shfaq tërësisht i zhveshur për të prezantuar fituesin e dizajnit për Kostumet më të mira.
Një referencë tejet ironike, por ai kështu kujtoi një episod të ndodhur në vitin 1974, kur mësuesi amerikan Robert Opel doli në skenë krejtësisht i zhveshur duke bërë shenjën e paqes, ndërsa David Niven po përgatitej të prezantonte kandidatët për çmimin për aktorin më të mirë dytësor.
Pas shpalljes së pesë të nominuarve, Cena u mbulua nga Kimmel me një perde dhe mundi të heqë kartonin. “Hapeni dhe lexoni emrin”, tha ai. Çmimi për kostumet më të mira shkoi për Poor Creatures nga Yorgos Lanthimos.
- Vanessa Hudgens zbulon shtatzëninë në “Oscars 2024”
- Fatjoni “shpërthen” ndaj Sara Gjordenit: “Turp, prap s’ke për t’u ndalur”