Header

Hailey Bieber reagon lidhur me lajmet për ndarjen nga Justin Bieber

Hailey Bieber ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan për ndarjen e saj me Justin Bieber.

Hailey i ka mohuar aludimet që erdhën pas veprimit të babait të modeles pak ditë më parë.

Dyshja , të cilët u martuan në vitin 2018, ndezën thashethemet për një krisje të raportit të tyre këtë javë pasi babai i modeles Stephen Baldwin ripostoi një mesazh që u bënte thirrje fansave të luteshin për Hailey dhe Justin Bieber.

Ai nuk shpjegoi se çfarë po kalonin çifti i njohur, por ai postim shqetësoi fansat e këngëtarit dhe modeles duke bërë që të kishte spekulime lidhur me marrëdhënien e tyre. Pas atij postimi dolën në Tik Tok materiale të ndryshme nga fansat që aludonin për prishje të raportit të tyre.

Megjithatë me këtë postim në rrjetin  e saj Instagram ajo ka sqaruar gjithçka.“Thjesht për informacionin tuaj, historitë dhe artikujt e vazhdueshëm që shoh në Tik Tok janë 100% të gabuar, të krijuar nga hiçi.” -shkroi Hailey në Stories e saj në Instagram. “E di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dijeni se ato janë gjithmonë të rreme. Më vjen keq që ua prisha.”

Justin dhe Hailey kanë folur hapur për vështirësitë që hasën në fillimin e martesës së tyre pasi Justin luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe abuzimin me substancat. Megjithatë, pavarësisht problemeve të tyre ata vijojnë romancën e tyre prej vitesh.

You may also like ...