Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë.
Përmes një postimi në Snapchat, Miranda ndau lajmin e bukur dhe u shpreh e emocionuar për lindjen e djalit, duke treguar edhe emrin e tij, i cili quhet Pierre.
Jemi shumë të gëzuar nga ardhja e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel. Ne nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur djalin tonë të katërt në familjen tonë. Ndihem kaq shumë e bekuar.”- shkroi ajo në Snapchat.
Miranda, e cila është e martuar me Evan që nga viti 2017 njoftoi për shtatzëninë e saj në Snapchat në shtator.
Modelja shkroi në atë kohë: “Shumë e emocionuar të njoftoj fëmijën nr. 4. Dhe është një djalë.”
Kerr dhe bashkëthemeluesi i Snapchat janë prindër të 2 fëmijëve të tjerë, Hart, 5 vjeç dhe Myles, 4 vjeç. Miranda është edhe nëna e Flynn, për të cilin bashkëprindëron me Orlando Bloom.
- Barcelona i heq statusin “legjendë” futbollistit Dani Alves!
- “Flowers” e Miley Cyrus kryeson listën globale të IFPI si kënga më e shitur në botë