Header

Kush është personi që po ndan Chiarën nga Fedez?

Një nga çiftet më të njohura për publikun Chiara Ferragni dhe Fedez thuhet se janë ndarë. Prej shumë kohësh njerëzit po flasin për krisjen e marrëdhënies së tyre dhe ikjen e Fedez nga shtëpia.

Disa media rozë në shtetin fqinj kanë përmendur emrin e Tomaso Trussardi, 40 vjeç, nga Bergamo, president i shtëpisë së modës me të njëjtin emër dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker si shkaktarin e mundshëm të prishjes së romancës mes dyshes.

Megjithatë, stafi i blogeres së njohur mohoi këto thashetheme.

Gjithashtu edhe 40-vjeçari i mohon kategorisht këto lajme duke reaguar edhe në një postim në Instagram.

Tomaso Trussardi e cilëson si ofenduese qëndrimin e stafit të Chiaras. Ai nënvizon se ka bashkëpunuar me blogeren e njohur për një kohë të gjatë dhe se e kaluara e tyre profesionale nuk mund të fshihet.

“Ne e njohim Chiara Ferragni-n prej shumë vitesh. Meqenëse ishte një ‘blogere’ e thjeshtë, por e talentuar. E cila ende luftonte për t’u ftuar në sfilata. Më duhet të them se ka pasur gjithmonë vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët”.

You may also like ...