Nga sot, më 9 korrik, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pasi atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto. Sylvio Mendes Campo Junior (Sylvinho) refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit, apo listës së lojtarëve dhe me atë shprehje përfundoi edhe Europiani, kur më pas ju desh kohë të pushonte si fillim, por në fakt duket si justifikim për të marrë kohë, për të parë oferta që do të vijnë të tjera për t’i konsideruar.
Por edhe kjo javë në të cilën pritet diçka me sa duket do të kalojë pa përgjigje duke qenë se presidenti i FSHF dhe zv.presidenti i UEFA-s njëkohësisht Armand Duka ndodhet në Gjermani në ndjekje të vazhdimit të Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, pse jo ndoshta duke bërë gati edhe ndonjë Plan B.
Në ditët në vazhdim do të na mësojnë më tepër, nëse Sylvinho gjeti apo jo ekip tjetër, apo do të rikthehet në Tiranë.
- Ja sa është pasuria e të dashurës së Cristiano Ronaldo-s
- Parashikimi i motit/ Vala afrikane “mbërthen” Shqipërinë, temperaturat mbi 40°C