George Michael, njeriu që nguliti gjurmët e Pop-it britanik në gjithë botën, është nderuar ashtu si të gjitha legjendat e muzikës së Mbretërisë së Bashkuar.
Fytyra e tij me syze dielli, ashtu siç shfaqej zakonisht në publik, është stampuar në një monedhë të veçantë të emetuar “Royal Mint” kompania që prodhon monedhat metalike në Britaninë e Madhe që është në pronësi të Ministrisë së Financave apo “Thesarit të Madhërisë së tij” siç njihet në këtë vend.
Monedha që ka nisur të shitet nga kjo e hënë, pas prodhimit të një numri të kufizuar, është një formë e veçantë nderimi që familja mbretërore i bën figurave të shquara të vendit. Ylli i muzikës britanike që ndërroi jetë në 2016-ën kur ishte 53 vjeç, shquhet për disa hite të famshme në gjithë globin, si “Careless Whispers”, “Faith”, “Freedom ’90” dhe “Last Christmas.”
Me monedha të posaçme janë nderuar edhe figura të tjera si David Bowie, Elton John dhe Queens.
- Kënga e fundit e Justin Timberlake dedikim për Britney Spears?
- Jennifer Lopez dhe Ben Affleck flasin për ndarjen e tyre në vitin 2003