Filmi “Titanik” i James Cameron është padyshim filmi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë.
Regjisori zbuloi vendimin e thjeshtë që mori gjatë xhirimeve të skenave të filmit.
Ai tha se: “Ne punësuam vetëm aktorë shtatshkurtër, në mënyrë që seti i skenave të dukej më i madh. Kushdo që ishte mbi 1.72 centimetra, ne nuk e morëm në film duke kursyer gati një million dollar.”
Përpara se filmi të dilte në treg, projekti bëri bujë për buxhetin e tij të madh, në atë kohë raportohej të ketë qenë vlera prej 200 milionë dollarë, duke e bërë atë filmin më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në ato vite.
“Shkalla e gjithçkaje ishte përtej çdo gjëje që mund të imagjinonim për sa i përket përvojës sonë të mëparshme. Pjesa më e madhe e Titanikut u bë me sete skenografie gjigante. Në atë kohë menduam se nuk do të nxirrnim fitimet e kostos.”
Filmi “Titanik” është një nga filmat më të shitur në histori dhe filmi i parë që kapi vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarë. James Cameron nuk krijoi vetëm këtë kryevepër, por edhe filmin shumë të famshëm fantastiko-shkencor, Avatar; një film që ngërthen efektet vizuele më të mira të realizuara te ndonjë film.
- Pas pesë vitesh beqare, fejohet Jennifer Aniston?!
- “Është paranojak”/ Vajzat e Sylvester Stallone zbulojnë fiksimet e aktorit