Header

Pas pesë vitesh beqare, fejohet Jennifer Aniston?!

Jennifer Aniston ka ndezur thashethemet për fejesë pasi u fotografua në SAG Awards teksa mbante një unazë gjigante diamanti në dorën e majtë. Aktorja 55 vjeçare, u nominua për rolin e saj në ‘The Morning Show’.  Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t’i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement.

Jennifer mahniti në ceremoni e veshur me një fustan argjendi me një dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë.

Por pjesa më tërheqëse e vehjes së saj ishin bizhuteritë, kryefjalë e të cilëve ishte një unazë me një gurë të madh diamanti në gishtin e unazës. Jennifer nuk dihet të jetë në lidhje me dikë aktualisht, dhe nuk ka qenë e lidhur në mënyrë romantike me askënd për pesë vitet e fundit.

Por diamanti gjigand sapo ndezi zërat se në jetën romatike të aktores së famshme mund të ketë lajme të reja.

Jennifer ka qenë e martuar dy herë më parë, fillimisht me Brad Pitt në vitin 2000 para ndarjes së tyre në 2005, e cila u bë një nga divorcet më të profilit të lartë në Hollywood.

Më pas ajo u fejua me Justin Theroux në vitin 2012 dhe u martuan tre vjet më vonë, por më pas u ndanë edhe në vitin 2018.

Jennifer Aniston Wears Sexy Gown with High Slit at 2024 SAG Awards

Jennifer Aniston sparks engagement speculation by wearing HUGE diamond ring  at the SAG Awards - after revealing she will 'never say never' to marriage  despite having 'no interest' | Daily Mail Online

 

You may also like ...