Kulla Eifel në Paris do të qëndrojë e mbyllur këtë të enjte për të katërtën ditë radhazi. Një nga atraksionet turistike më të famshme në botë, u mbyll për shkak të një greve të stafit të saj.
Greva u thirr në shenjë proteste ndaj menaxhimit financiar të këtij monumenti të kryeqytetit francez.
Sindikatat kanë kritikuar” financimet e këtij monumenti, për të cilin thonë se bazohet në mbivlerësimin e numrit të vizitorëve të ardhshëm ndërsa nënvlerësojnë kostot operative.
Përfaqësuesit e rreth 360 punëtorëve të kullës kërkojnë po ashtu që të kenë akses në ndryshimin e kontratës së shërbimit publik që zgjat deri në vitin 2030.
Amendamenti, i cili kërkon një rritje prej 20% të çmimeve të biletave, duhet të ratifikohet në maj nga Këshilli i Parisit. Dy pikat e debatit janë shuma që Sete i ka paguar bashkisë dhe buxheti i punimeve për pjesën tjetër të kontratës.
Kulla Eifel, monumenti më i famshëm i Parisit, tërheq gati shtatë milionë vizitorë në vit, rreth tre të katërtat e të cilëve janë turistë të huaj. Numri i vizitorëve në Paris pritet të rritet këtë verë pasi kryeqyteti francez pret Lojërat Olimpike.
- Sara Berisha dhe Dj Pm planifikojnë që këtë vit të bëhen prindër
- Rekordi i Bebe Rexhës/ “Meant to be”, kënga e pestë më e shitur në SHBA