Ylli i muzikës, Taylor Swift po vjen në Sydney me tre shfaqje që fillojnë të premten.
Sydney është tashmë në një furi për ardhjen e superyllit të popit, me një mural të madh që shfaqet në një nga rrugët më të ngarkuara të qytetit.
Me mijëra fansa të Taylor Swift u rreshtuan për orë të tëra, për të blerë produktet e saj, disa ditë përpara koncertit të parë të yllit të popit në Sidnej.
Disa fansa u shfaqën më shumë se 5 orë përpara se të hapeshin stendat e mallrave për të mbajtur radhët e gjata që tërhoqën të ashtëquajturit “Swifties” nga e gjithë bota, shumë prej të cilëve me duar plot me byzylykë.
Ndërkohë, murale të këngëtares amerikane janë shfaqur në qytet, teksa mania “Swiftie” po përhapet në të gjithë vendin.
Swift mbajti koncertin e saj më të madh ndonjëherë në Melburn javën e kaluar, duke kënduar për rreth 96 000 fansa për tre netë me radhë. Shfaqja e saj e parë në Sidnej do të nisë mbrëmjen e së premtes me mbi 300 000 njerëz që priten në 4 shfaqjet e saj të shitura.
- Beyonce, këngëtarja e parë me ngjyrë që kryeson listat muzikore për zhanrin “Country”
- Vizita e Princit Harry shkakton tension mes tij dhe Camilla: “Je një turp për familjen dhe monarkinë”