Header

Rod Stewart shet katalogun e tij muzikor për 100 milionë dollarë

Rod Stewart është artisti i fundit që ka shitur të drejtat për katalogun e këngëve të tij.

Krijuesi i hitit “Maggie May”, është bashkuar me Iconic Artists Group me kompaninë – e përkushtuar për të ruajtur trashëgiminë e artistëve legjendar – duke kërkuar të “zhvillojë dhe zgjerojë trashëgiminë e tij muzikore gjashtë dekadash te brezat e rinj ”, konfirmoi një deklaratë për shtyp e marrë nga PEOPLE.

Stewart shiti katalogun e tij të botimeve tek Iconic i manjatit të muzikës Irving Azoff për gati 100 milionë dollarë, raportoi të enjten Wall Street Journal. Kompania gjithashtu ka mbledhur 1 miliard dollarë për të investuar në asetet muzikore të artistëve.

Rod Stewart, 79 vjeç, ka një karrierë gjashtë dekadash pas tij me dhjetë albume dhe 16 single numër një. “Ky vit shënon 60 vjetorin tim si këngëtari. Është koha e duhur për të shitur“, tha ikona britanike e rock dhe pop.

Rod, i famshëm për këngët si “Stay With Me”, “You Wear It Well” dhe “You’re in My Heart”, është gati të publikojë albumin e tij të 32-të, të titulluar “Swing Fever” në homazh të epokës së grupit të madh,ndërsa këtë verë ai do të jap performancën e fundit në një rezidencë në Koloseun e Pallatit të Cezarit në Las Vegas që zgjati 13 vjet me 200 shfaqje.

You may also like ...