Filmi, me Jafar Jackson në rolin e mbretit të popit, do të shfaqet premierë më 18 prill 2025. Ai ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me xhaxhain e tij, Michael Jackson, në foton e parë nga biografia e ardhshme e Mbretit të Popit, “Michael”, të publikuar të martën, më 13 shkurt.
Në imazh, 27-vjeçari Jafar ka veshur një pamje të famshme Michael nga vitet 1990: një këmishë të bardhë mbi një kanatiere të bardhë pa mëngë dhe pantallona të zeza, me flokët e lidhur prapa në një bisht të ulët teksa këndon në skenë.
“Me Jafar, çdo vështrim, çdo notë, çdo lëvizje kërcimi është Michael”, tha producenti Graham King. “Ai mishëron Michael në një mënyrë që asnjë aktor tjetër nuk mund ta bënte”.
Fotoja u kap nga fotografi Kevin Mazur, i cili tha në një deklaratë: “Kur mbërrita për ditën time të parë në xhirimet e këtij filmi, isha shumë i emocionuar , ishte si hera e parë që shkova në turne për të fotografuar Michael Jackson. Kur u futa në shesh, u ndjeva sikur isha kthyer në kohë dhe po hyja në stadium për të filmuar turneun. Duke parë Jafar duke performuar, mendova, ‘Uau, ky është Michael’”.
Filmi “Michael” do të shfaqet më 18 Prill 2025
- Meghan Markle së shpejti me një podcast të ri!
- Ka 40 milion dollarë, por Sharon Stone ankohet: “Kur dal me miqtë, paguaj unë”