Usher dhuroi spekatkël me performancën e tij në pjesën e parë të “Super Bowl” dhe fansat vunë re një detaj interesant që ndezi një debat në internet.
Ndonëse gjatë performancës ndërroi rrobat disa herë, madje në një moment hoqi edhe këmishën, Usher kishte veshur doreza gjatë gjithë kohës.
Ka pasur teori të ndryshme se përse i ka veshur dhe fansat e tij besojnë se ka pasur një arsye të veçantë për këtë. Përkatësisht, në prag të performancës së tij në “Super Bowl”, Usher zbuloi për fansat se çfarë mund të presin nga ky shou.
Një dedikim për Michael Jackson?
Për shkak të kësaj deklarate, fansat janë të bindur se Usher i ka veshur dorezat si një nderim për Michael Jackson.
Këngëtari ndërroi disa palë doreza gjatë performancës, dhe njëra prej tyre ishte një dorezë e bardhë dhe vezulluese, e ngjashme me atë që mbante Michael Jackson.
Ylli i ndjerë i popit shpesh dilte në skenë me vetëm një dorezë të bardhë dhe fansat shkruajnë se Usher i bëri homazhe Jackson me këtë. Disa madje shkruan se si vunë re që Usher kishte lëvizje të ngjashme kërcimi me Jackson gjatë performancës së tij.
Kujtojmë se Jackson performoi në pjesën e parë të “Super Bowl” në 1993 dhe kështu vendosi standardin për ata që erdhën pas tij.
Ajo performancë u emërua si një nga më të mirat në historinë e NFL.
- Jennifer Lopez fitoi 5 milionë dollarë nga koncerti në Dubai dhe fansat shpërthyen kundër saj!
- Google premton 25 mln euro për të rritur aftësitë e AI