Shqipe Hysenaj, një prej finalistëve dhe konkurrentëve më spikatur dhe të komentuar në “Big Brother Vip Kosova 2”, ka zhvilluar një intervistë së fundmi ku ka folur për përvojën e saj intensive brenda atij formati.
Gjatë intervistës, ajo reflektoi mbi rrugëtimin e saj në konkurs, duke treguar emocione dhe krenari për arritjen deri në natën finale, ku mori vendin e tretë.
Sakaq, Shqipe nuk hezitoi të shprehë bindjen e plotë për faktin se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.
“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj me vendosmëri.
Ndërsa edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova u kurorëzua me fitoren e Lumbardh Salihut, Shqipe Hysenaj mbetet një nga personazhet që me siguri do të mbahet mend për qëndrimin e saj të vendosur dhe për kontributin e spikatur në spektakël.
- Dy herë: Brad Pitt s’ishte aspak i lumtur që u shpall burri më seksi në botë
- Shitet piktura e krijuar nga “The Beatles” për 1.7 milionë dollarë