Jennifer Lopez do të publikojë albumin e saj të fundit, të titulluar “This Is Me… Now”. Mirëpo, në një paraqitje të fundit, ajo pësoi një incident me flokët ndërsa performonte në “Saturday Night Live”.
J.Lo u bashkua në skenë me reperët Latto dhe Redman për një version të ri të “Can’t Get Enough”, kënga e parë në albumin e saj të ardhshëm.
Por ajo u gjend shpejt në një situatë shumë të keqe pasi zgjatimet e flokëve të saj nisën t’i shkaktonin probleme që bënë që artistja t’i hiqte në skenë, ndërkohë që vazhdoi të performonte lëvizjet e saj të kërcimit.
Një incident i pakëndshëm për J.Lo-në, por që tregoi profesionalizmin e saj për t’u shpëtuar situatave të sikletshme në skenë.
Albumi i Lopez është planifikuar të dalë më 16 shkurt dhe ky incident mund të ketë shërbyer edhe si një promovim për të tërhequr vëmendjen në internet.
- “Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë”, Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës
- ZYRTARE/ FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026