Pikëpamjet e Ed Sheeran për komunitetin LGBTQ+ mund ta ndalojnë atë të hyjë në Malajzi.
Partia Islamike e vendit i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalojë artistët pro LGBTQ+ që performojnë në vend, pasi artisti 31-vjeçar do të performojë në kuadër të turneut të tij në Stadiumin Kombëtar Bukit Jalil në Kuala Lampur.
Koncerti i cili do të zhvillohet përpara muajit të shenjtë myslimane të Ramazanit, është përshkruar nga shefi i DUPP-it, Ahmad Yahaya, si diçka që ‘do të ndotë shenjtërinë e festës’.
“Artisti ka një sfond të ideologjisë LGBTQ+ I cili është refuzuar me vendosmëri nga Malajzia”, thonë ata si arsyetim.
“A nuk mësojmë nga gabimet e së kaluarës?” A po bëhemi gjithnjë e më shumë të desensibilizuar, veçanërisht kur performanca është planifikuar kur myslimanët po përgatiten për të filluar Ramazanin?”, vazhdoi deklarata.
- Mbreti Charles u diagnostikua me kancer, princ Harry niset urgjent drejt Britanisë
- “Jemi të dyja shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë”, Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës