Kim Kardashian është vendosur të jetë producente ekzekutive dhe të luajë në një serial dokumentar të ardhshëm për Elizabeth Taylor.
Seriali i titulluar ‘Elizabeth Taylor: Rebel Superstar’, do të përbëhet nga tre pjesë dhe do të trajtojë punën e saj, teknikat e aktrimit dhe marrëdhëniet e saj me publikun. Do të tregojë se si ajo ripërcaktoi konceptin e të famshmit dhe theu tavanin prej xhami të Hollivudit, përpara se të bëhej një sipërmarrëse dhe aktiviste.
“Elizabeth Taylor për të qenë vetvetja, një luftëtare. Ajo është prova që ju mund të vazhdoni të evoluoni dhe ndryshoni dhe të keni kapituj të ndryshëm në jetën tuaj dhe ajo hapi rrugën për të gjithë ne që erdhëm pas saj me atë plan”, tha Kim.
Gjithashtu do të shohim intervista me shoqen e Taylor-it, Joan Collins, me të cilën ajo konkurroi për rolin e Kleopatrës, Margaret O’Brien me të cilën studioi, shoqen e saj të ngushtë Carol Beyer Sager, Dr. Anthony Fauci që bashkëpunoi me të në luftën kundër SIDA-s, dhe të tjerët.
Hamish Ferguson, drejtor kreativ dhe producent ekzekutiv i Passion Pictures, kompania e prodhimit pas serialit, tha: “Elizabeth ka zhvilluar dhe përcaktuar perceptimin tonë për yjet dhe të famshmit gjatë dekadave. Një talent unik dhe një personalitet vërtet i ndritshëm, ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të eksploruar jetën dhe trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme.“