Header

Filmohet pinguini i rrallë i bardhë në Antarktidë

Një pinguin femër pothuajse tërësisht i bardhë u pa në Antarktidën e Kilit në bazën Gabriel González Videla.

Pinguini është fotografuar duke shijuar ambientin e akullt në fillim të janarit dhe i përket llojit Gento, i cili zakonisht ka pupla bardh e zi, por ky është pothuajse tërësisht i bardhë.

“Është një zog me leucizëm, kështu që edhe pse pigmenti është i pranishëm, nuk është rasti me të gjithë trupin. Raste të tilla mund të gjenden në specie të ndryshme, kafshë të tilla kanë pigment, por nuk është universal. Prandaj, është një çështje leucizmi, e cila ndryshon nga albinizmi ku ka mungesë të plotë të pigmentit”, tha veterineri Diego Penaloz.

Këta pinguinë janë shumë të rrallë dhe meqenëse nuk kanë ngjyrat tipike bardh e zi që shërbejnë si ‘kamuflazh’ kur gjuajnë peshq, është më e lehtë për grabitqarët t’i dallojnë dhe t’i gjuajnë.

You may also like ...