Header

Mbyllet hetimi për ndarjen nga jeta së Matthew Perry!

Hetimi për vdekjen e Matthew Perry është mbyllur zyrtarisht, gati një muaj pasi një mjek ligjor njoftoi se ylli i “Friends” vdiq nga “efektet akute të ketaminës”

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit konfirmoi për “ People” se nuk do të shqyrtonte më vdekjen e Perry.

Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Los Angeles njoftoi gjithashtu në faqen e tij të internetit se rasti është “i mbyllur”.

Aktori u gjet i vdekur në xhakuzin e tij më 28 tetor 2023. Ai ishte 54 vjeç. Autoritetet më vonë konfirmuan se Perry kishte vdekur para se ekspertët mjekësorë të arrinin në vendngjarje.

Përveç ketaminës, mjekja ligjore renditi mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës si kushte të tjera që kontribuan në vdekjen e tij. (Buprenorfina është një opioid sintetik që përdoret për të trajtuar varësinë).

You may also like ...