Header

Kriteret që duhet të plotësosh për të fituar zemrën e Sofia Vergaras

Aktorja dhe modelja e njohur, Sofia Vergara  ka folur së fundmi për rolin e saj në serialin e ri të Netflix, “Griselda”, ku ajo luan një trafikante kolumbiane droge.

Në një intervistë që ka dhënë për programin spanjoll “El Hormiguero” të Antena 3, aktorja është pyetur edhe për temën e dashurisë, duke iu referuar divorcit të fundit nga Joe Manganiello.

Gjatë bisedës, Vergara komentoi me humor interesat e saj të ardhshme romantike.

Përveç kësaj, ajo ndau kriteret e saj, duke theksuar moshën e partnerit të ardhshëm, kërkesat për fëmijët dhe bukurinë në përgjithësi.

Në veçanti, ajo ka sqaruar mospëlqimin e saj për aktorët, duke pasur parasysh divorcin e fundit nga njëri prej tyre.

“Nuk e di se çfarë dua tani… Një demalesh? bëri shaka ylli 51-vjeçar, duke shtuar: “Ai duhet të jetë pesëdhjetë vjeç si unë, të ketë fëmijë dhe të jetë i pashëm, por nuk duhet të jetë diçka hyjnore”, tha ajo.

You may also like ...