Ariana Grande do të rikthehet në muzikë me këngën e saj të ardhshme, “Yes, And?”, duke shënuar daljen e saj të parë solo në tre vjet.
Këngëtarja hyri në Instagram të dielën për të ndarë lajmin emocionues me fansat e saj teksa bëri të ditur se projekti i saj do të publikohet më 12 janar.
Sipas People, kënga në fjalë pritet të quhet “Yes, And?”, që në shqip i bie “Po, dhe?”.
Albumi i fundit në studio i Grande, Positions, doli në vitin 2020, me një version të ri që pasoi në janar 2021. Ndërsa ajo ka munguar në publikimet muzikore solo që atëherë, Ariana ka mbetur aktive në industri, duke bashkëpunuar në këngë të ndryshme. Bashkëpunimet e shquara përfshijnë një remix të “Save Your Tears” të The Weeknd në të njëjtin vit dhe një remix të hitit të tij të vitit 2023, “Die For You”.
- Chiara Ferragni sërish në telashe, një vepër tjetër bamirësie nën hetim!
- Momenti viral mes Selena Gomez dhe Taylor Swift në Golden Globe