Mesa duket, telashet nuk kanë sosur ende për Chiara Ferragni-n. Mediat në vendin fqinj raportojnë se pas panetoneve dhe vezëve të pashkëve, një tjetër fushatë e influencueses do të hetohet, ajo e kukullës Trudi.
Prokurorët e Milanos dhe Policia Financiare i kanë kthyer sytë tashmë tek iniciativa e ndërmarrë nga Ferragni- në maj të vitit 2019, në fokus së të cilës janë edicioni i limituar i kukullave Trudi, që riprodhoi 36-vjeçarja.
“Meqenëse shumë prej jush e pëlqyet shumë kukullën Chiara Ferragni që krijuam për dasmën tonë, vendosëm të krijojmë një edicion të limituar të Maskotës Chiara Ferragni…ajo tani po shitet në Blonde Salad dhe të gjitha fitimet do të shkojnë në Stomp out bullying, një organizatë jofitimprurëse për të luftuar kundër bullizmit kibernetik,” deklaroi aso kohe Ferragni.
?Ndërkohë , qeveria Meloni po bën gati një projektligj për transparencën në bamirësi. Siç raportojnë mediat në vend, “dikush, në korridoret midis Montecitorio-s dhe Palazzo Chigi, e ka pagëzuar tashmë si “ligji Ferragni”.