Header

Pjesë e “BBV 3”? Bleona Qereti thyen heshtjen

Lajmi se Bleona Qereti do të ishte pjesë e “Big Brother VIP” padyshim që gëzoi fansat e artistes, të cilët duhet thënë janë të shumtë. Kudo në komente shihej entuziazmi dhe bindja që nëse Bleona do të ishte pjesë e BBV, fitorja e saj ishte e garantuar.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Bleona me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka mohuar lajmet.

“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqiptare më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi”, ka shkruar Bleona teksa ka ndarë titujt e disa prej lajmeve.

You may also like ...