Header

Kjo është kënga më e kërkuar në Google e vitit 2023

Kënga më e kërkuar në Google në vitin 2023 ishte ???? e realizuar nga Yoasobi. Bëhet fjalë për kolonën zanore të serialit anime “Oshi no Ko” e cila ka 385 milionë shikime në YouTube.

Yoasobi është një dyshe japoneze e themeluar në vitin 2019. Dyshja përbëhet nga producenti Ayase dhe këngëtarja Ikura. Kënga e tyre debutuese “Yoru ni Kakeru” u solli atyre famë të menjëhershme pasi u ngjit në krye të Billboard Japan Hot 100 shumë shpejt pas publikimit të tij. Qëndroi për gjashtë javë dhe mbeti në tabelë deri në fund të vitit.

????, e përkthyer si Idol, u publikua në YouTube vetëm shtatë muaj më parë, por kjo mjaftoi që ajo të bëhej një nga këngët më të dëgjuara në atë shërbim në vitin 2023.

Dyshja thekson se ndikimi më i madh muzikor i tyre është Taylor Swift.

You may also like ...