Marrëdhënia mes Bradly Cooper dhe Gigi Hadid po bëhet serioze. Këtë e konfirmon edhe një lëvizje e fundit e aktorit i cili po bën gjithçka për të qënë pranë partneres së tij.
Bradly Cooper ka blerë një shtëpi pranë të dashurës së tij në Pensilvani. Prona e re është afër nënës së supermodeles. Në rezidencën 4 mln dollarëshe Yolanda u zhvendos në pronën prej 32 hektarësh në vitin 2017 dhe që atëherë Gigi, motra dhe vëllai i saj kanë qëndruar shpesh aty.
Modelja kaloi pjesën më të madhe të pamdemisë së Covid-19 në vendin piktoresk dhe thuhet se është vendi ku lindi edhe vajza e saj Khai.
“Ata e kanë prezantuar njëri-tjetrin me rrethin e tyre të ngushtë. Yolanda dhe Bella Hadid nuk mund të ishin më mbështetëse,’ tha një burim në fillim të këtij muaji për revistën ET duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre mund të ketë vijimsi edhe në të ardhmen.
Gigi dhe Bradley kanë marrë bekimin e familjes dhe ish-partnerët e tyre Zayn Malik dhe Irina Shayk për romancën e tyre të re.
- Vigjilje Krishtlindjesh/ Ja 10 fakte interesante që nuk i keni ditur më parë
- Princi Harry është duke pritur me ankth një vendim të rëndësishëm