Header

Po kritikonte qeverinë për qëndrimin e mbajtur në luftën në Gaza, deputetit turk i bie të fikët gjatë fjalimit

Një deputet turk ka humbur ndjenjat gjatë fjalës së tij në parlament ku po flitej për buxhetin e ministrisë së Jashtme.

Sipas mediave të huaja, deputetit Hasan Bitmez i ka rënë të fikët në momentin që po kritikonte qeverinë për qëndrimin që po mban lidhur me luftën në Gaza.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, i cili bëri një deklaratë për gjendjen e fundit të deputetit të partisë Saadet, i cili u dërgua në spital me autoambulancë, tha “zëvendësi ynë, i cili u intubua dhe u dërgua në spitalin e qytetit të Ankarasë, Bilkent, u dërgua menjëherë në angiografi. Pas angiografisë, atij iu vendos një pompë zemër-mushkëri dhe u dërgua në repartin e intensives”.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.

Hasan Bitmez hastaneye kald?r?ld?: Bütçe görü?melerine ara verildi

You may also like ...