Header

25 Nëntor Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 caktoi 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ftoi qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut rreth këtij problemi.

Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Kjo fushatë fillon në 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit fushata bën thirrje për veprime globale që rrisin ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Për shumë kohë, mosndëshkimi, heshtja dhe stigma kanë lejuar dhunën kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha, ku një në tri gra në mbarë botën përjetojnë dhunë gjatë jetës.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura, të vazhdueshme dhe shkatërruese të të drejtave të njeriut në mbarëbotën. Pabarazia gjinore vazhdon në mbarë botën. Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme, duke përfshirë kuadrin ligjor, për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, që shpesh vjen si rezultati qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore.

Pse është vendosur Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave?

  • Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.
  • Dhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave, në ligj dhe në praktikë, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.
  • Dhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër HIV dhe AIDS, paqen dhe sigurinë.
  • Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.

You may also like ...